Therje më thikë në Prishtinë

Tentim vrasje

Dy persona janë therur me thikë mbrëmë rreth orës 18:40 në rrugën “Sylejman Delvina” në Prishtinë.

Sipas policisë një grup personash ishin rrahur mes vete si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

Dy të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK.

Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuar. “Gjatë rrahjes njëri nga të dyshuarit i ka therur me thikë dy nga të dyshuarit duke iu shkaktuar lëndime trupore”, ka bërë të ditur policia.

Njëri nga të dyshuarit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button