Therje me thikë në Prishtinë, dyshohet edhe për të shtëna me armë zjarri

Viktima u dërgua në spital

Festimet për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nuk kanë kaluar pa incidente.

Në orët e para të mëngjesit të së martës, në rrugën “Rinia” në Prishtinë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë. Po ashtu, janë përdorur edhe armët e ftohta, ku si pasojë, një person është plagosur.

Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 02:00, në stacionin policor Qendra në Prishtine është iniciuar një rast vrasje në tentative. Rasti ka ndodhur në rrugen “Rinia”, ku pas një zënke (ku dyshohet se ka pasë edhe të shtëna me armë)në mes të disa personave lëndime nga arma e ftohte (thikë) ka pësuar viktima R. A”, ka thënë Ahmeti për 21Media.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia ka identifikuar tre persona të dyshuar dhe është në kerkim të tyre./21Media

Back to top button