Therje me thikë në Prishtinë

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në sheshin “Zahir Pajaziti”

Një person është sulmuar fizikisht me një thikë nga tre të dyshuar të panjohur në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku tre të dyshuarit kanë sulmuar viktimën pas një mosmarrëveshje, ka njoftuar policia.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse policore. Rasti është duke u hetuar.

Back to top button