Viktima u dërgua në QKUK

Viktima u dërgua në QKUK

Një therje me thikë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në Drajkovc të Shtërpcës.

Ndërkohë policia ka raportuar se ka arrestuar një person i dyshuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti në një lokal ka sulmuar fizikisht duke e therrë me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.