Therje me thikë në Sllatinë

Viktima është dërguar në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur me thikë në orët e para të së mërkurës në fshatin Sllatinë e Madhe në Fushë Kosovë.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar, pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht duke e godit me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar”, ka bërë të ditur policia.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Sipas policisë i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button