Aktorja Theron ka prezantuar filmat Furious” dhe “Atomic Blonde” në Cinemacon

Aktorja Theron ka prezantuar filmat Furious” dhe “Atomic Blonde” në Cinemacon

Charlize Theron, në filmin e ri “Fast and Furious” luan rolin e një psikopateje, por në filmin aksion “Atomic Blonde” ajo luan rolin e një spiuneje të mirë. Aktorja në fjalë, në kongresin e filmit, Cinemacon, në Las Vegas, ka prezantuar të dy filmat e lartpërmendur.

Filmi “The Fate of the Furious” do të lansohet në kinema gjatë muajit prill, ndërsa filmi “Atomic Blonde” gjatë muajit korrik.

“Në filmin ‘Fast’  luaj rolin e një psikopateje. Ndërkaq, në filmin Atomic Blonde, luaj rolin e Lorraine, e cila kryen punën e saj shumë mirë. Ajo është spiune, është agjente dhe rolin e saj e luaj po aq mirë sa meshkujt, ka thënë Theron.

Ngjarja e filmit Atomic Blonde zhvillohet në Berlin para rrëzimit të murit të Berlinit. Filmi përfshinë skena ku shihen përleshje brutale, por të cilat tashmë janë vlerësuar nga kritikët, shkruan rtv21.tv

“Xhirimet e skenave në Berlin na kanë marrë kohë tri ditë. Nuk jemi lënduar gjatë tyre. Unë kam lënduar gjurin por lehtë. E sa i përket formës trupore, kam qenë në gjendje të përkryer që do të thotë se çdo gjë ka shkuar përkryer, ka thënë Theron.

Megjithatë, 41 vjeçarja, Theron ka thënë se pas xhirimeve nuk ka mundur të mbajë gjatë formën e përkryer të trupit. Ajo ka thënë se i është dashur të fillojë me xhirimet e një filmit të Jason Reitman ku sipas saj, Reitman ka kërkuar që ajo të shtojë peshë, kështu që tani edhe pas xhirimeve të këtij filmi, ajo po vazhdon me një dietë për të humbur peshë.

Në filmin Atomic Blonde luan edhe aktorja francezo-algjeriane, Sofia Boutella. Ajo ka folur për bashkëpunimin që ka pasur me Theron. Boutella ka thënë se janë takuar dy muaj para xhirimeve të filmit. Ajo është e mrekullueshme. Kemi pasur një bisedë të këndshme ka thënë Boutella. Sipas saj, Theron e ka ndihmuar atë që të ndihet rehat dhe të futet në atë botë të skenave të filmit në fjalë, pasi që në fillim ka qenë nervoze për këtë.

Në filmin Atomic Blonde luajnë edhe aktorët: James McAvoy dhe John Goodman./21Media