Në disa nga dekadat e fundit, në oqeane janë vërejtur disa ishuj të ri

Në disa nga dekadat e fundit, në oqeane janë vërejtur disa ishuj të ri

Këta ishuj mund të konsiderohen bukuri e rrallë natyrore dhe thesar i vërtetë në globin tokësor. Por, pse ata nuk ishin vërejtur më herët nga syri i njeriut, këtë mund ta lexoni në rreshtat në vijim.

Hunga Ha’apai, Tonga

Për më shumë se një muaj në vitin 2015, vullkani nënujor në Paqësor hodhi hi dhe magmë të madhe në ajër. Në rajonin e njohur si “Unaza e zjarrtë”, pas hirit erdhi deri te formimi i ishullit të ri, i quajtur Hunga Tonga. Ai shtrihet në sipërfaqe prej 1.55 kilometra katrorë.

Ishujt Jadid dhe Sholan, Jemen

Janë formuar në vitet 2011 dhe 2013 në Detin e Kuq, në arkipelagun Zubair ndërmjet Afrikës dhe ishujve arabë. Shkencëtarët mendojnë se aktivitetet tektonike, të cilat kanë sjellë deri te formimi i këtyre dy ishujve, mund të zbulojnë deri më tash aktivitetin e pa regjistruar ndonjëherë vullkanik në këtë rajon.

Nishinoshima, Japoni

Para katër vjetësh, pas erupsionit vullkanik në Paqësor, është lindur edhe një ishull I vogël, i cili vazhdon të rritet, derisa nuk u bashkua me ishullin Nishinoshima në afërsi. Roja bregdetare japoneze njoftoi më 2015 se ishulli është rritur 12 herë më shumë në krahasim me madhësinë e tij që kishte në fillim.

Zalzala Koh, Pakistan

Xhirimet satelitore tregojnë se, pas tërmetit prej 7.8 ballë të Rihterit, 233 kilometra në juglindje të Dalbandin në Pakistan, nga deti doli ishulli Zalzala. Nuk kaloi shumë se turistët filluan të vizitojnë ishullin, pavarësisht paralajmërimeve për rrezikun nga avujt toksikë që dalin nga çarjet e tokës. Sipërfaqja e këtij ishulli është e mbuluar me baltë, rërë dhe shkëmbinj.

Houm Rif, Tonga

Houm Rif paraqet të ashtuquajturin “ishull të përjetshëm” – ajo që lind, pëson gërryerje, formohet serish, pastaj serish pëson gërryerje… Një gjë të tillë e shkakton vullkani nënujor në Paqësorin Jugor, jo larg ishujve Late dhe Vava’u në rripin vullkanik Tofua në Tonga. Ishulli deri tash ka dalë mbi sipërfaqe të detit në vitet 1852, 1857, 1984 dhe 2006.

Metis Shoal, Tonga

Bëhet fjalë për token mbi vullkanin nënujor, I vendosur ndërmjet ishujve Kao dhe Late në Tonga. Vullkani është vërejtur për here të pare në vitin 1851, kur magma dhe pluhuri në sipërfaqen e detit formuan ishullin. Erupsioni më i fundit ka ndodhur në vitin 1995, kur mbi ujë u ngrit ishulli me 43 metra lartësi.