27 vjeçarja abuzohet fizikisht nga i dashuri i saj 39 vjeçar

27 vjeçarja abuzohet fizikisht nga i dashuri i saj 39 vjeçar

Një 39-vjeçar shkatërroi kokën e të dashurës së tij mbi xhamat e makinës, pasi ajo u tregoi miqve për abuzimet e dhunshme që i bën ai. Ai tani është burgosur për tetë vjet.

Leon Thompson, nga Solihull, Birmingham, ushtroi dhunë ndaj të dashurës së tij Danielle Perry, 27 vjeç.

Pas një sulmi fizik që i bëri asaj, ai i premtoi se nuk do të ndodhte më kurrë por ai nuk e mbajti fjalën e tij dhe vazhdoi me sulme të mëtejshme, transmeton rtv21.tv.

Pasi Danielle iu tregoi miqve se ai sa nuk i theu hundët asaj, atëherë filloi tortura e menjëhershme ndaj saj. Ai e rrëmbeu menjëherë duke ia goditur kokën në xhamin e përparmë të makinës së tij dhe e gjuajti në tokë.

Para se ajo të trajtohej në spital për dëmtimet e saj, i dashuri i thotë Perry-t që mjekëve të ju thotë kinse e kanë sulmuar një grup njerëzish.

Por i gjithë ky abuzim doli në dritë kur zonja Perry u tregoi të gjitha infermierëve gjersa ajo po trajtohej.

Por kishte raste që ai gjithashtu do të më kërcënonte dhe madje do të thoshte se do të hidhte në erë shtëpinë time nëse do t’i tregoja dikujt për abuzimin”, tregoi ajo.

Këshillat e mia për këdo që vuan abuzimin në familje është që të kërkojnë ndihmë në një fazë të hershme mos prisni siç bëra unë ose ekziston rreziku që të mund të plagosesh seriozisht ose më keq“, shtoi ajo.

Leon tani është duke vuajtur dënimin prej tetë vjetësh nga Gjykata e Birmingham-it./21Media