Drejtori i ATK-së mohon se inspektorët kanë lidhje me politikë

Kërkohet ndryshim i legjislacionit

​Nga 20 inspektorë që janë pranuar këtë vit në Administratën Tatimore të Kosovë (ATK), tetë prej tyre kanë lidhje me politikën. Vlera e ekonomisë jo formale nga të gjitha raportet del të jetë e lartë në Kosovë.

Mbledhja e borxhit sipas ATK-së ka pasur rritje gjatë këtij viti prej 32 për qind, kështu stoku i borxhit ka rënë për 5,6 për qind. Në të njëjtën kohë ka pasur rritje edhe të konfiskimeve dhe vërejtjeve të fundit para konfiskimit krahasuar me vitin paraprak. Kështu u tha sot në tryezën e organizuar nga Demokraci Plus dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, me përkrahje të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë, për integritetin në Administratën Tatimore të Kosovë.

Visar Rushiti, analist i politikave në Demokraci Plus, ka prezantuar të gjeturat e raportit, derisa ka shtuar se prej 15 rekomandimeve që ka pasur raporti i kaluar, 7 prej tyre tha se janë marrë parasysh, 5 prej tyre janë në proces të përfundimit dhe 2 nuk janë marrë parasysh fare.

Kryeredaktori i kallxo.com, Kreshnik Gashi tha se është sfidë puna me ATK-në.

Zëvendësambasadori i Britanisë së Madhe, Jacob Webber tha se ATK përveç që është institucion i rëndësishëm për mbledhjen e të hyrave tatimore, është institucion kyç edhe për ruajtjen dhe rritjen e ekonomisë.

Drejtori i ATK-së, Ilir Myrtezaj tha se përkundër mos ekzekutimit të shpenzimeve kapitale, në vlerë rreth 447 milionë euro për 11 muaj, investimet që kishin prodhuar detyrimin tatimor, të hyrat kanë qenë më të vogla.

Sipas tij, ATK i ka paralajmëruar zyrtarët publikë, në angazhimin e tyre qoftë si shërbyes civil apo përfaqësues politikë. Myrtezaj ka mohuar që inspektorët të kenë lidhje me politikën.

Ndërsa Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje tha se duhet të bëhen ndryshimet e nevojshme të legjislacionit.

Back to top button