Kundër thinjave tashmë ka një zgjidhje

Kundër thinjave tashmë ka një zgjidhje

Edhepse të padëshiruara, me kalimin e viteve, te secili fillojnë të shfaqen thinjat. Ato nuk janë vetëm tregues i moshës, por paraqitja e tyre në moshë më të hershme është gjenetike.

Për dallim nga femrat që e kanë bezdi përdorimin e bojërave për ngjyrosjen e flokëve, për meshkujt tashmë kanë një zgjidhje. Për këtë atyre ju duhet të qërojnë pesë patate dhe të vendosin lëvoret e tyre në një tenxhere me ujë që të vlojë 5-6 minuta.

Lëngun duhet ta lini që të ftohet dhe pas larjes së flokëve, të shpërlani kokën me lëngun e fituar. Pas këtyre, duhet të bëhet masazhimi i flokëve deri në 5 minuta dhe pastaj t’i pastroni ato si çdo herë./21Media