Pas tërmetit vdekjeprurës

Pas tërmetit vdekjeprurës

Dhjetë anëtarë të dy familjeve në Thumanë, Cara dhe Greku përcillen në banesën e fundit.

Në familjen Cara si pasojë e tërmetit humbën jetën 7 persona, ndërsa në familjen Greku 3 persona.

Ata do të prehen në varrezat e Thumanës, ndërsa nusja e njërit prej viktimave të familjes Cara do të prehet pranë familjes së saj në Korçë.

Ditën e tërmetit, Hasan Cara kishte ditëlindjen, ndërsa Almir Cara në shtator të vitit të ardhshëm pritet të bënte dasmën me të fejuarën e tij, trupi i të cilës u dërgua në Korçë.

I pranishëm ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa qindra qytetarë i janë bashkuar ceremonive për dy familjet që u zhvilluan pranë çadrave të ngritur në këtë zonë./oranews