Ndeshja po mbahet në kuadër të Ligës së Kampionëve në Hendboll

Ndeshja po mbahet në kuadër të Ligës së Kampionëve në Hendboll

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes që po zhvillohet sot në konkurrencën e femrave ndërmjet skuadrave, Thüringer HC dhe Metz Handball.

Pjesën e parë të ndeshjes arriti ta fitojë skuadra e Metz Handball-it, me rezultat 15-14, shkruan rtv21.tv

Në pjesën e parë të takimit, skuadra e Metz Handball-it zhvilloi lojë dukshëm më të mirë se sa ajo e Thüringer-it, duke bërë që gati gjatë tërë ndeshjes të jetë në epërsi dhe në fund ta fitojë pjesën e parë.

Edhe skuadra e Thüringer-it bëri lojë të mirë, duke e barazuar skuadrën kundërshtare dhe duke u munduar që të kalojë, por një gjë të tillë nuk mundi ta arrijë as në fund të 30 minutëshit të parë.

Skuadra e Metz Handball-it gjendet në vendin e dytë, në grupin e dytë, ndërsa Thüringer HC gjendet në vendin e pestë, po ashtu në grupin e dytë.

Ndeshja po transmetohet në RTV 21Plus./21Media