Shqipëria stereotipizohet si vend i mafisë, korrupsionit, varfërisë dhe të tjera

Shqipëria stereotipizohet si vend i mafisë, korrupsionit, varfërisë dhe të tjera

Nas, blogeri i njohur arab ka realizuar edhe një storie tjetër për popullin shqiptar. Këtë herë ai trajtoi temën se si shqiptarët janë pre e stereotipeve, dhe Shqipëria stereotipizohet si vendi i mafisë, korrupsionit, varfërisë apo diçka të tillë.

Storia e realizuar nga Nas është storia e fundit që u realizua për Shqipërinë, transmeton rtv21.tv

Kjo është përmbajtja e videos:

“Nëse je si unë, të pengon që të bëhesh pjesë e stereotipeve. Mirëpo, vendit i pengon edhe më shumë. Unë nuk mendoj kështu. Kështu mendojnë njerëzit në botë, e sidomos në SHBA, ne qëndrojmë në distancë për shkak të stereotipeve dhe unë e urrej këtë. Kjo është arsyeja pse desha të vizitoja një vend që është me plot stereotipe.

Mafia, lufta civile, trafikimi me qenie njerëzore, korrupsioni, krimi, por çka kuptova unë këtu, do të ju bëj të mendoni dy herë, para se të shikoni në hartë. Ky është vendi që më së paku u vizitua në Evropë, dhe kjo është storia e Shqipërisë. Momentin që mbërrin, nuk keni nevojë për kuletën tuaj. Jo që dikush do ta vjedh kuletën, por sepse askush nuk do të ju lejoj që ta hapni atë.

Shqiptarët njihen si njerëzit më të sjellshëm në planet, dhe ky stereotip është i vërtetë, unë do të paguaj, jo, ti je mysafir, jo ti s’do të paguash. Është e ditur që në Shqipëri nuk ka konflikte religjioze, sidoqoftë mund të tregosh se kush është mysliman, kush i krishterë, ose kush çfarë është, nuk ka lidhje, për ta të gjitha religjionet janë të njëjta, dhe çfarë nuk është e njëjta është natyra, pa ekzagjerime, pa zbukurime, pa gënjeshtra, natyra është marramendëse.

Shqipëria është shumë e lirë, të gjitha këto kushtojnë vetëm 20 dollarë, por shumë pak njerëz vijnë këtu, për shkak të stereotipeve. Për disa vite Shqipëria dhe vendet tjera kishin një të kaluar të ashpër. Ato vuajtën nga diktatura, korrupsioni dhe lufta civile.

Sot mund t’i shihni 170 mijë bunkera rreth vendit, të ndërtuara për luftë. Ende ka krim dhe varfëri, por çfarë njerëzit po harrojnë është se në Shqipëri dhe në vende tjera gjërat po ndryshojnë dhe stereotipet po vdesin. Nuk ka më lufte civile apo diktaturë. Bunkerat janë larguar ose janë shndërruar në art. Korrupsioni është në rënie. Siguria po shtohet dhe Shqipëria po iu bashkohet Unionit Evropian dhe do të hapet për shumë turistë. Nëse i tejkaloni këto stereotipe do të gjeni një vend si Shqipëria, me natyrë të papërshkrueshme. Kultura, çmimet dhe njerëzit që në të kundërtën në vende tjera nuk mund t’i shihni. Nuk është vetëm storie e Shqipërisë, por edhe e vendeve tjera që ende po vuajnë nga stereotipet, e vërteta është që bota po ndryshohet për të mirë dhe perceptimet tona për vendet duhet me ndryshu për të mirë”, është përmbajtja e videos./21Media