Vala e të nxehtit në Evropë

Vala e të nxehtit në Evropë

Matja në Kopshtin Botanik të Cambridge është kontrolluar dhe përbën zyrtarisht temperaturën më të lartë të regjistruar në Britaninë e Madhe”, deklaroi “Met Office” në një komunikatë.

Ajo kalon në fakt rekordin e mëparshëm të 38.5 gradë Celsius që ishte regjistruar në Faversham, Kent, në gusht të vitit 2003, shkruan rtv21.tv

Britania e Madhe i bashkohet Belgjikës, Gjermanisë dhe Holandës duke thyer rekorde kombëtare të temperaturës”, theksoi “Met Office”.

Klima e Britanisë së Madhe është ngrohur që prej mesit të shekullit XX”, njoftoi Mark McCarthy, i qendrës kombëtare të informacionit mbi klimën, që varet nga “Met Office”.

Ndryshimi klimatik ka rritur mundësinë dhe rrezikshmërinë e valëve të të nxehtit në Evropë, duke rritur rreziqet për temperatura prej 40 gradë Celsius në Britani të Madhe”, theksoi ai.

Britania i bashkëngjitet Belgjikës, Gjermanisë dhe Holandës me rekorde të reja të nxehtësisë gjatë këtij viti, pas valës të së nxehtit që kaploi Evropën qysh nga java e kaluar./21Media