Poezi nga Fatos Arapi

Poezi nga Fatos Arapi

Ti do vish

Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di se unë ty të pres,
duke ndjer’ frymëmarrjen e vet mbrëmjes,
duke ndjer’ frymëmarrjen e vet pritjes,
duke ndjer’ frymëmarrjen e vetmisë.
Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di që unë po të mundnja,
rreth vetvetes rruzullin do vertitnja,
si një portokall’ në dorën time-
të rrjedhë koha shpejt,
…………e ti të vish!