Poezi e shkruar nga poeti nga Struga, Rami Tuda

Poezi e shkruar nga poeti nga Struga, Rami Tuda

Këngën e zogjve,
gjuhët e luleve,
i di vetëm ti,
burim që etjen shuan
melhem që lëngatën e ndal,
bar që zjarrminë zhduk.
Ti fluturimin ua mëson
dallëndysheve…
Lulet, bimët i mëson
si të rriten
si të ngrihen
si të mplaken,
si të shërohen
si të vdesin.
Ti i di të gjitha gjuhët
dhe shkrimet
alfabetët e popujve,
urtit e gjithësisë
ndaj njësoj të duan
zogjtë e Ballkanit,
të Evropës, të Amerikës,
të Azisë, të Afrikës,
të Australisë,
të tërë botës,

……………………………………..

Prandaj secili të do
si bukën, si ujin,
si zjarrin, si ajrin,
si dritën, si diellin,
si rritën, si jetën,
si gjakun
se je burim i diturisë./21Media