Poezi nga Naim Frashëri

Poezi nga Naim Frashëri

Ti Shqipëri më jep nder

O malet e Shqipërisë,
dhe ju o lisat e gjatë,
fushat e gjera me lule,
qe ju kam ndër mend ditë e natë.

Ju bregore bukuroshe ,
dhe ju lumenj te kulluar,
cuka, kodra, brinja, gërxhe
dhe pyje të gjelbëruar!

Do të këndoj bagëtinë,
që mbani ju e ushqeni,
o vendethit e bekuar,
ju mendjen ma defreni.

Ti Shqipëri, më jep nder,
me jep emrin shqipëtar,
zemrën ti ma gatove
plot me dëshirë e me zjarr!