"Titulli më i bukur që kam del nga goja jote"

“Titulli më i bukur që kam del nga goja jote”

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Tuna Sejdi është bërë nënë e një djali që e pagëzoi me emrin Tian, më 2 maj të 2017-së.

Artistja në ditëlindjen e dytë të djalit ka bërë një urim të veçantë për të, përmes rrjetit social, Instagram. “Arritja ime më e madhe në jetë je ti për mua. Titulli më i bukur që kam del nga goja jote. Urime ditëlindjen jetë. Të don Mami&Babi”, ka shkruar ajo në disa imazhe të publikuara.

Përveç këtyre imazheve, artistja ka publikuar edhe dy video ku dëgjohet duke i kënduar këngën e ditëlindjes Tianit, përcjell rtv21.tv

Tuna shihet në shoqërimin e partnerit të saj, Patrisit dhe Tianit teksa këndojnë në veturë.

Këto janë edhe fotografitë e para që kanë dalë nga festa e ditëlindjes dhe mbetet të shihet nëse të pranishëm në këtë festë do të jenë edhe Roberti me Norën.

“A don hala” në bashkëpunim me Yll Limanin është kënga më e klikuar e albumit “Fortuna” duke numëruar 11 milionë të tilla në kanalin Youtube./21Media