Arsnali në ndeshjen e radhës luan kundër Leicester

Arsnali në ndeshjen e radhës luan kundër Leicester

Mbrojtësi i Arsenalit, Kieran Tierney insistoi që lojtarët janë pas trajnerit Unai Emery.

Arsenali dje barazoi me Vitoria-n, në kuadër të Ligës së Evropës, gjë që bëri që kritikat për trajnerin Unai Emery të vazhdojnë.

Mirëpo, sipas skocezit të gjithë lojtarët e përkrahin teknikun spanjoll.

“Për mua, trajneri ka qenë brilant që nga transferimi në Angli. Të gjithë kemi besim te trajneri dhe të njeri-tjetri. Jam duke mësuar çdo ditë dhe jam duke u kënaqur me stilin e lojës që na propozon trajneri. Ka dëshirë që të mbajmë topin dhe të kemi posedimin e ndeshjes”, deklaroi ai.

“Topçinjtë” do të kenë punën jo të lehtë në ndeshjen e radhës, pasi janë mysafirë të Leicester-it që po kalon një formë të mrekullueshme.