Mposhtet Arsenali

Mposhtet Arsenali

Granit Xhaka ka luajtur në “Emirates” për herë të parë pas incidentit me tifozët në ndeshjen e Premierligës ndaj Crystal Palace.

Kosovari e filloi startues duelin ndaj Eintracht Frankfurt në Ligën e Evropës derisa Arsenali u mposht 2:1.

Por një foto e shkëputur pas sfidës ka nervozuar tifozët e Arsenalit, bëhet fjalë për përqafimin me buzëqeshje të Xhakës me lojtarët gjermanë. Dhe kështu tifozët kanë filluar të komentojnë për këtë duke shkruar postime të ndryshme rreth Xhakës.

“Xhaka duke qeshur pasi ne humbëm 2:1. E kam thënë një herë dhe do ta them edhe mijëra herë. Xhaka largohu nga klubi im”, thuhet në një prej postimeve të shumta të tifozëve të Arsenalit në Twitter./21Media