Statuja e Zlatan Ibrahimovicit e ngritur në qytetin e tij të lindjes është sulmuar përsëri nga vandalët

Statuja e Zlatan Ibrahimovicit e ngritur në qytetin e tij të lindjes është sulmuar përsëri nga vandalët

Në orët e para të së dielës, tifozë të Malmos e kanë sulmuar sërish statujën duke e shkatërruar plotësisht. Ata kanë përdorur sharrë për t’ia prerë këmbët dhe e kanë rrëzuar në tokë.

Ibra ishte i pranishëm për zbulimin e statujës në tetor të vitit të kaluar, por ai më pas zemëroi tifozët në Malmo duke marrë aksionet e rivalëve të Hammarby . Ish-kapiteni i Suedisë deklaroi se donte të ndihmonte ekipin e Hammbaryt për t’u bërë skuadra më e fortë në Gadishullin Skandinav. Madje, Zlatan realizoi një foto me fanelën e tyre.

Sjellja ndaj skuadrës me të cilën nisi karrierën Malmo i ka revoltuar pa masë tifozët e këtij klubi duke dërguar një peticion bashkisë së qytetit suedez për të hequr statujën e Ibrahimovicit.

Por, me sa duket nuk është dashur as bashkia dhe as peticioni, pasi në orët e para të së dielës statuja është rrëzuar dhe shkatërruar. Poshtë statujës vandalët kishin shkruar dhe disa mesazhe kërcënuese me jetë drejtuar ibras.