Të dëshpruar nga humbja

Të dëshpruar nga humbja

Pas humbjes së turpshme 4-1 nga Ajaxi në “Santiago Bernabeu”, që solli eliminimin nga Liga e Kampionëve, tashmë fansat e Realit janë tepër të zhgënjyer.

Tifozët kanë protestuar para zyrave të klubit, madje duke kërkuar dorëheqjen e presidentit, Florentino Perez si dhe rikthimin e trajnerit, Jose Mourinho.

“Los Blancos” tashmë janë eliminuar edhe nga Kupa e Mbretit, ndërsa në La Liga janë 12 pas Barcelonës kryesuese, çka do të thotë se nga ky sezon do të dalin pa trofe.