Tifozët e Dardanëve janë përgatitur për lojën

Tifozët e Dardanëve janë përgatitur për lojën

Sonte do të zhvillohet loja në mes të Përfaqësueses së Kosovës dhe Kombëtares së Maltës. Ndeshja fillon nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. shkruan rtv21.tv

Në shenjë të përkrahjes për Kosovën, shumë tifozë të “Dardanëve”, kanë filluar duke u veshur me bluza të Përfaqësuese së Kosovës dhe me mbishkrimin “Dardanët”.

E para që pushtoi mediat ishte deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila gjatë një komisioni të mbajtur sot në Kuvend, kishte veshur duksin me mbishkrimin “Dardanët”.

Një përkrahëse tjetër e Përfaqësueses së Kosovës, është edhe vajza e moderatorit të njohur, Robert Bojaj. Eva Zoe në disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale nga Robi, shihet e veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Kjo ndeshje e gjen në formë të mirë Kosovën, e cila në pesë ndeshjet e fundit ka realizuar katër fitore dhe një barazim, ndërsa Malta në pesë ndeshjet e fundit ka barazuar dy herë dhe është mundur tri./21Media