Kur flitet për tifozerinë që duhet të marrin shembull, të gjithë kthejnë sytë nga impiantet gjermane të futbollit

Kur flitet për tifozerinë që duhet të marrin shembull, të gjithë kthejnë sytë nga impiantet gjermane të futbollit

Dhe për ata që kanë ende ndonjë dyshim, nga stadiumi i Schalkes mbërrin prova e radhës. Të shtunën, vendasit u përballën me Dortmundin. Të dyja skuadrat njihen në Gjermani dhe jashtë saj si dy prej ekipeve me tifozerinë më fantastike dhe të zjarrtë, që gjithmonë mbetet në kornizat e sportivitetit.

Sigurisht, duke qenë se ndeshja luhej në fushën e saj, Schalke kishte numrin më të madh të tifozëve, por mes mijëra fanelave blu, ishte njëra verdhezi e veshur nga një grua.

Këtë nuk e vunë re vetëm mediat, por edhe mbrojtësi i Dortmund, Bartra. Ai iu drejtua rrjeteve sociale për ndihmë për të gjetur tifozen dhe për t’i dhënë fanelën e Dortmundit si shpërblim për kurajon e treguar.

Apelit të tij iu bashkua edhe vetë Dortmundi dhe brenda pak orëve tifozja e zjarrtë u gjet. Ajo ishte Steff, që në stadium ndodhej me bashkëshortin e saj tifoz të Schalkes.

Sa për rezultatin, ndeshja u mbyll në barazim 1-1.