“Jo të gjitha biletat shiten ne ciklin e parë”

“Jo të gjitha biletat shiten ne ciklin e parë”

Kompania që merret me shitjen e biletave të Kombëtares së Kosovës, “tiks.app” ka sqaruar se si shkon procedura e shitjes së biletave. Sipas tyre, brenda minutave të parë biletat rezervohen, por nuk është e mundur të shiten të gjitha.

Shumë qytetarë janë ankuar me mënyrën e shitjes se biletave nëpërmjet kompanisë online. Madje edhe Prokuroria e Shtetit të Kosovës ka nisur hetimet rreth kësaj çështjeje.

Përmes një postimi në Facebook, “tiks.app” ka hedhur poshtë mundësinë që biletat të shiten brenda dy minutave.

“Nga aspekti teknologjik, dhjetëra-mijëra transaksione mund te realizohen për me pak se një sekondë. Shitja e biletave brenda 2 minutave është praktikisht e pamundur! Pra nëse e shihni këtë titull ose njoftim, me gjasë do te thotë se aktualisht te gjitha vendet janë rezervuar brenda kësaj periudhe, sepse shitja nënkupton se çdo bilete te ketë pagese te verifikuar!”, bëhet e ditur në postimin e tyre.

Më tej në njoftim sqarohet procedura e shtijes së biletave.

”Për te arritur te përmbyllja e ciklit të shitjes, janë së paku katër hapa qe duhet përmbushur: a) Zgjedhja e ngjarjes, b) Zgjedhja e ulëseve, c) Rishikimi i shportës dhe d) Futja e informatave te nevojshme për realizimin e pagesës – pra ky proces mund të zgjasë edhe më shumë se 10 minuta”, shkruhet më tej.

Sipas kompanisë online, një numër i madh i biletave edhe pse rezervohen nuk shiten menjëherë, pasi blerësi e tërheq rezervimin.

“Jo te gjitha biletat shiten ne ciklin e parë, ne fakt shiten 60% – 70% e tyre, për shkak te dështimeve ne pagesa apo qe klienti vendose qe mos ti blejë ato dhe lirohen ne sistem nga shporta pas një periudhe”, bëhet e ditur në njoftim.

Më datën 12 nëntor do të dalin në shitje biletat për ndeshjen kundër Anglisë./21Media