Rex Tilerson do të deklarohet mbi marrëveshjen bërthamore të Iranit me fuqitë botërore

Rex Tilerson do të deklarohet mbi marrëveshjen bërthamore të Iranit me fuqitë botërore

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tilerson do të deklarohet mbi marrëveshjen bërthamore të Iranit me fuqitë botërore, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka quajtur “marrëveshje të keqe”, njoftoi sot zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.

“Unë mendoj se ne të gjithë e dimë se Presidenti e ka bërë të qartë, se ajo konsiderohet si një marrëveshje e keqe për Shtetet e Bashkuara”, tha Spicer për gazetarë.