Reagimi i Rusisë e zhgenjen sekretarin amerikan

Reagimi i Rusisë e zhgenjen sekretarin amerikan

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson ka thënë se ishte i “zhgënjyer por jo i befasuar” nga reagimi i ashpër i Rusisë ndaj sulmeve ajrore amerikane në Siri.

Rusia, mbrëmë njoftoi se do t’i pezullojë linjat e komunikimit me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara në Siri dhe do ta ndihmojë regjimin sirian për shtimin e mbrojtjes ajrore kundër sulmeve të ardhshme.

“Jam i zhgënjyer me këtë përgjigje të rusëve, sepse indikon për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, për regjimin i cili kryen këso lloje të sulmeve të tmerrshme kundër popullit të vet”, tha Tillerson.

Ndërsa, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se sulmi kishte për qëllim ta ndëshkoj Sirinë për përdorim të armatimit kimik kundër civilëve gjatë një aksioni vdekjeprurës këtë javë.