Sipas sekretarit qeveria e al-Assadit është pas sulmeve kimike në Siri

Sipas sekretarit qeveria e al-Assadit është pas sulmeve kimike në Siri

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tilerson tha sot se presidenti i Sirisë Bashar al-Assad, nuk duhet të luajë më rol në qeverisjen e popullit sirian, pas sulmit të dyshuar me armë kimike dhe se për këtë arsye Shtetet e Bashkuara do të marrin parasysh reagimin e duhur ndaj kësaj situate.

Tilerson po ashtu tha sot se nuk ka dyshim se qeveria e Asaadit është pas sulmeve që vranë dhjetëra civilëve në qytetin Idlib në veri të Sirisë, raporton AFP.