Tillerson: Uashingtoni redukton emetimet e gazit me efekt serrë

Sipas Tillerson, SHBA ka një bilanc fantastik

SHBA-të do të vijojnë përpjekjet e saj për të ulur emetimet e gazit me efekt serrë, u shpreh sot kreu i diplomacisë amerikane, Rex Tillerson, një ditë pas njoftimit nga ana e Donald Trump për tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja e Parisit për Klimën.

“Besoj se është e rëndësishme që gjithë bota të jetë e informuar që SHBA ka një bilanc fantastik në planin e reduktimit të emetimeve të saj të gazit me efekt serrë. Është një fakt ku duhet të ndihemi krenarë”, deklaroi Tillerson, gjatë një interviste të shkurtër me median në Departamentin e Shtetit.

“Kjo nismë është përmbushur pa marrëveshjen e Parisit nënshkruar në dhjetorin e 2015 nga 195 vende’’, pohoi sekretari i Shtetit dhe nuk besoj se do të ndryshojmë përpjekjet tonë për të reduktuar këto emetime në të ardhmen”.

Ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar për të ruajtur këtë nismë në të ardhmen.

Back to top button