Marrëdhëniet SHBA-Rusi

Marrëdhëniet SHBA-Rusi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të donin shumë që të hiqnin sanksionet ndaj Rusisë por nuk do të bëjnë një gjë të tillë deri sa Moska të mos i tërheq forcat e saj nga lindja e Ukrainës dhe Krimea, ka paralajmëruar sot sekretari amerikan i shteti Rex Tillerson, duke e quajtur këtë si pengesën më të madhe në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Tillerson ndodhet në një vizit në Evropë gjatë së cilës i ka siguruar aleatët për një retorikë më të ashpër kundër Moskës sesa të presidentit amerikan Donald Tramp, i cili ka kërkuar marrëdhënie më të mira me presidentin rus Vladimir Putin.

Duke folur gjatë një takimi të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSCE-së, të ndjekur poashtu edhe nga homologu i tij rus, Tillerson tha se Moska duhet të fajësohet për përshkallëzim të dhunës në lindje të Ukrainës dhe se kjo duhet të ndërpritet.

Ministri i jashtë rus Sergei Lavrov iu kundërpërgjigj akuzave të Tillersonit, duke thënë se sa i përket dhunës në lindje të Ukrainës, ajo që duhet të fajësohet është vet Ukraina.
Konflikti midis forcave ukrainase dhe separatistëve rusë të mbëshetur nga Rusia ka marrë jetët e mëse 10 mijë njerëzve që nga shpërthimi i tij në vitin 2014.