Kadrijaj deklarohet pas intervistimit

Kadrijaj deklarohet pas intervistimit

Time Kadrijaj, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së sot është marrë në pyetje nga prokurorët e Dhomave të Specializuara tek zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë.

Kadrijaj ka treguar se intervisitmi ka zgjatë katër orë, teksa tha se është pyetur vetëm në lidhje me veprimtarinë e saj si mjeke.

Intervisitmi ka zgjatë diku katër orë. Ajo çka ju ka interesuar atyre është në lidhje me veprimtarin tem, çka kam punu, me kënd thjesht gjithçka në lidhje me punën time si mjeke” , ka thënë ajo për Insajderin.

E pyetur në lidhje me atë se pritet të ftohet sërish, ajo është shprehur se nuk beson se një gjë e tillë do të ndodh.