Ambasadori francez deklarohet për TV21

Ambasadori francez deklarohet për TV21

Franca ende nuk ka qëndrim zyrtar se a do të japin “amin” për hapje të negociatave aderuese për Maqedoninë e Veriut me BE-në, ndërsa Bundestagu gjerman nesër do të jap dritë jeshile.

Ambasadori i Francës, Kristijan Timonie, tha për TV21 se ende nuk kanë sjellë vendim zyrtar, por se fillimi eventual i negociatave do të jetë hapë përpara.

Por megjithatë shton se momenti kyç edhe më tej mbetet sundimi i së drejtës, që do të thotë vazhdimi i lëndëve të PPS-së dhe t’i vendoset fund mos-dënimit të elitës politike.

Qëndrimi i Francës ende po definohet. Paraprakisht kishte bisedime të rëndësishme gjatë vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në Paris dhe u morën parasysh të gjitha argumentet pozitive të cilët i tregoi ai në fillimin e negociatave dhe ne i treguam mendimet tona, veçanërisht mendimet pozitive që kanë të bëjnë me progresin e bërë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës”, deklaroi Timonie.