Hapja e negociatave për Maqedoninë e Veriut

Hapja e negociatave për Maqedoninë e Veriut

“Presim dritë jeshile nga presidenti Emmanuel Macron”, deklaroi ambasadori i Francës Kristian Timonie, sot në Manastir.

Duke e komentuar vendimin e Bundestagut gjerman, ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut tha se secili shtet ka sistem të vetin, raporton TV21.

Secili me sistemin e vet. Ne e presim dritën e gjelbër nga presidenti ynë i Republikës. Si dhe gjithmonë, ne shumë ndajmë me partnerët tanë gjermanë lidhur me këtë temë. Kemi  qëndrim të mirë ndaj vendit tuaj dhe ndaj të gjitha përpjekjeve që ai i ka bërë në planin rajonal. Ne, francezët dhe gjermanët shumë mirë e dimë se duhet ende shumë punë për reformat që janë në letër të bëhen reforma në realitet. Do të bëjmë një koktej të mirë midis realitetit dhe ajo që do të thotë pranim i mirë. Realiteti i cili duhet të bëhet rregullohet dhe plotësohet dhe gjithsesi atë që ne e presim, ndërsa ky është pranim i mirë nga ana jonë”, deklaroi Timonie.

Timonie shtoi se 27 vende të BE-së do të diskutojnë, mund të merren vendime të mira, por kjo do të thotë se nevojitet diskutim, shumë debat dhe shumë kompromise./TV21