Sipas tij Maqedonia tregoi se përveç që është vend stabil dhe me përgjegjësi edhe të gjitha forcat demokratike e luajtën rolin që u takon

Sipas tij Maqedonia tregoi se përveç që është vend stabil dhe me përgjegjësi edhe të gjitha forcat demokratike e luajtën rolin që u takon

Ambasadori francez Kristian Timonie vlerëson se sipas përvojës së tij si vëzhgues i rrethit të dytë të djeshëm të zgjedhjeve lokale, ato kaluan qetë, ndërkaq Maqedonia tregoi se përveç që është vend stabil dhe me përgjegjësi edhe të gjitha forcat demokratike e luajtën rolin që u takon.

“Unë dje isha vëzhgues dhe më shpesh gjatë ditës na vinte mërzi. Dhe isha i lumtur që po na vinte mërzi sepse megjithatë paraprin ende hapësirë për përparime të caktuara. Sepse edhe vendet e vjetra anëtare të Evropës ndonjëherë përballen me vështirësi në rrjedhën e zgjedhjeve. Por, megjithatë ka korniza juridike të cilat mundësojnë të tejkalohen të gjitha vështirësitë. Me atë tregohet se Maqedonia përveç që është vend stabil dhe me përgjegjësi dhe të gjitha forcat demokratike e luajtën rolin që u takon, përkatësisht, nga njëra anë kemi Qeveri të shumicës e cila duhet ta luajë rolin e vet, por gjithashtu nga ana tjetër edhe opozitë demokratike”, vlerëson Timonie.

Ai sot mbajti ligjeratë në Fakultetin për siguri-Shkup në kuadër të Forumit diplomatik me temë “Politika e jashtme franceze, Bashkimi Evropian dhe Ballkani”./21Media