Në skenë doli edhe vetë Tina Turner

Në skenë doli edhe vetë Tina Turner

Muzikali dedikuar ikonës së muzikës Tina Turner, u debutua edhe në Broadway, kësaj radhe me interpretim edhe të këngës “Simply the best”.

Në mesin e shumë personaliteteve të cilat ndoqën këtë muzikal, veç personazhit kryesor Turner, ishin edhe Whoopi Goldberg, Martha Stewart, Gayle King dhe Bernadette Peters, shkruan rtv21.tv

Këngët që interpretohen në muzikalin “Tina – The Tina Turner Musical” reflektojnë në Turnerin kur ka qenë vajzë e vogël, nga Nutbush, Tennessee, dhe arritjen e saj të të bërit yll ndërkombëtar.

Artistja Deborah Cox në këtë ngjarje tha se arritja e famës së Turner është një inspirim i madh për çdonjërin. Ajo ka kujtuar këngëtaren në kohën kur vetë ka filluar të angazhohet në muzikë, dhe ka thënë se të shihte një grua në të dyzetat që po thyente barrierat në moshë me këndim, ishte diçka e hatashme.

Sipas Cox, ajo në këtë debutim mori pjesë që ta nderojë Turnerin.

Producentja Candy Spelling, ka thënë se në këtë botë ekziston vetëm një Tina Tarner dhe nuk ka tjetër.

Kah fundi i muzikalit, në skenë doli edhe vetë Tina Turner, e cila para të pranishmëve tha se i pëlqen kur ulet dhe shikon muzikalin dedikuar asaj, një shfaqje të cilën e kam mësuar me vite të tëra. Ajo ndihet krenare që ky muzikal u realizua kaq mirë.

“Tina Turner Musical” filloi të shfaqet muajin mars 2018 në Londër. Më pastaj, ai u prezantua edhe vazhdon të prezantohet edhe në vende të tjera./21Media