Kuptoni cilat janë ato

Kuptoni cilat janë ato

Pas pubertetit apo kur arrini moshën ligjore, nuk do të thotë se automatikisht bëheni të matur. Disa njerëz rriten fizikisht, por jo edhe emocionalisht. Që të mos ju konsiderojnë më fëmijëror ose të papjekur, do t’ju duhet të shfaqni tipare të caktuara, si të jeni të aftë të jeni të lumtur për dikë tjetër.

1.I kontrolloni ndjenjat e juaja

Në vend se të zemërohen për veprimet e dikujt tjetër, personat e matur i kontrollojnë ndjenjat e tyre. Të jeni të pjekur do të thotë që do të keni më pak të ngjarë të mbingarkoheni nga emocionet e juaja dhe të reagoni në mënyrë shkatërruese.

2.Mbani përgjegjësi për veten dhe veprimet e juaja

Njerëzit marrin vendime dhe disa nga to kanë edhe pasoja. Personat e matur marrin përgjegjësi për veprimet e tyre. Ju jeni të pjekur kur kujdeseni në mënyrë aktive për veten tuaj, lumturinë tuaj dhe gjërat që shfaqen për shkak të vendimeve tuaja, transmeton rtv21.tv

3.Ndjeheni të lumtur për gjërat që i keni

Një tjetër tipar që tregon se jeni person i matur është kur ndjeheni falënderues për të gjitha që i keni, në vend se të ankoheni për ato që nuk i keni.

4.E pranoni veten ashtu siç jeni

Nuk është e lehtë ta pranoni veten siç jeni, posaçërisht kur të tjerët ju thonë se duhet të ndryshoni. Por kur jeni të matur, e pranoni veten dhe keni besim në vete. Do të ndjeheni rehat me veten, në vend se të jeni inferior dhe t’i kënaqni të tjerët duke qenë dikush që realisht nuk jeni.

5.Jeni modest

Nëse jeni të matur, nuk do ta lini asnjë sukses që t’ju pushtojë. Do t’i trajtoni njerëzit drejt dhe me shumë respekt, pavarësisht çdo gjëje. Dhe nuk do t’ju duhet ta promovoni veten./21Media