Tensione në Tiranë

Tensione në Tiranë

Protestues të dhunshëm të opozitës u spostuan rreth orës 22:30 tek drejtoria e policisë së Tiranës, ku janë ndaluar disa protestues dhe mes tyre edhe sekretari organizativ i PD-së, Sahit Dollapi.

Zhvendosja e mbështetesve të opozitës tek drejtoria e policisë u bë pas thirrjes që bëri Lulzim Basha tek selia e PD.

Por ata nuk kanë pritur ardhjen e Bashës, por kanë sulmuar ndërtesën e policisë me fishekzjarre, tymyese, sende te forta dhe bomba molotov.

I menjehershëm ka qënë edhe reagimi i policisë që ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë grupin e dhunshëm të protestuesve./vizionplus