Ahmataj është trajneri i ri i bardhebluve

Ahmataj është trajneri i ri i bardhebluve

Tirana ka emëruar trajnerin e ri pak orë pas shkarkimit të Ardian Memas. Julian Ahmataj është trajneri i ri i bardhebluve.

Sot, tekniku 40-vjeçar ka nënshkruar kontratën pas marrëveshjes me presidentin Refik Halili. Ahmataj do të nisë menjëherë punën, duke marrë drejtimin e skuadrës në seancën stërvitore që do të mbahet këtë pasdite.

Në të shkuarën, Ahmataj ka drejtuar disa skuadra, ndërkohë që me Tiranën ka luajtur për dy sezone e gjysmë si futbollist.

Tirana sot ka shkarkuar trajnerin, Ardian Mema pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit. Mema ka qëndruar në krye të klubit bardheblu për një vit./21Media