Këtë të shtunë policia e kryeqytetit nuk ka lejuar që të bllokohet Unaza e Re

Këtë të shtunë policia e kryeqytetit nuk ka lejuar që të bllokohet Unaza e Re

Forca të shumta të policisë kanë rrethuar të dyja anët e rrugës duke mos lejuar që protesta të zhvillohej në rrugë. Për ish deputetin e PD prezenca e shtuar është një provokim.

Balliu: Edi Rama kërkon gjakderdhje të qytetarëve me policinë. Është më mirë që t’i japim Ramës gjakderdhjen, që do ai apo ne të tregohemi qytetarë të vërtetë duke vazhduar protestën çdo ditë.

Pavarësisht kësaj protesta u zhvillua në një nga anët e trotuarit. Pjesëmarrësish premtuan se do të jenë sërish në mbrojtje të banesave duke kërkuar dëmshpërblimin e objekteve që do të shemben, nga zbatimi i projektit.

Gjatë paradites 3 banorët të tjerë të Unazës së re në kryeqytet janë arrestuar nga efekjtivët e komisariatit nr.6 pasi akuzohen se kanë bllokuar rrugën Teodor Keko, duke protestuar.

Në pranga kanë rënë Eduard Ferhat, 27-vjeç; Tomorr Gjata, 56-vjeç dhe Ruzhdi Daci, 54-vjeç, të tre banues në zonën e Astirit.

Pas arrestimeve në Unazën e Re, PD ka paditur drejtuesit e policisë së Tiranës duke pretenduar se uniformat b;u kanë ushtruar dhunë. PS i kërkon organit të akuzës hetimin ndaj zyrtarëve të policisë.

Strazimiri: PD ka dorëzuar sot një padi kundër Policisë së Shtetit, e cila prej 350 ditësh po sillet si një bandë dhe se nuk e meriton uniformën me banorët e Unazës së Re.

Vokshi: Dhjetra policë me uniformë, apo të veshur civilë kanë kryer një akt tjetër të pashembullt. Një akt që unë do ta konsideroja kriminal ndaj punonjësve të medias.

Pampuri: Të gjitha këto arrestime dhe e gjithë kjo dhunë kundrejt banorëve të Unazës së Re është bërë vetëm sepse ata protestojnë për të mbrojtur banesat e tyre.

Operacioni për arrestimin e banorëve të Unazës së Re është rasti i dytë pasi pak ditë më parë u vunë në pranga edhe 3 protestues të tjerë po për të njëjtat akuza./oranews