Një pallat që mban numrin 159 në Kombinat është vlerësuar i pabanueshëm

Një pallat që mban numrin 159 në Kombinat është vlerësuar i pabanueshëm

Policia pas njoftimit të inxhinierit Arben Meçe, i cili inspektoi dëmet në ndërtesë, vendosi shiritin e sigurisë për të mos lejuar banorët të hyjnë në të.

Sipas inxhinierit qëndrimi në këtë pallat rrezikon seriozisht jetën e banorëve, ndaj këta të fundit duhet t`i lënë sa më shpejtë shtëpitë.

“Si është lejuar të banohen njerëz për një javë kur ky objekt është qartësisht i pabanueshem” thotë Mece. 

Pavarësisht se u rrezikohet jeta, disa prej tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë brenda banesave thuajse të rrënuara.

“Kam qëndruar dezhurn në gadishmëri”

36 familje tashmë mbeten mes katër rrugëve. E kanë të vështirë të braktisin shtëpinë ku kanë investuar dhe jetuar, ndaj e vetmja kërkesë që artikulojnë mes lotëve është strehimi.

“Para kokës shtëpia nuk është asgjë por ku të ikim. Na jepni garanci që të paktën të na paguajnë qeranë”.

Kombinati është një nga zonat më të prekura nga tërmeti i nëntorit. Më të dëmtuara janë pallatet që janë ndërtuar në vitet 1950-1960, por sipas inxhinerëve jo të gjitha dëmet në banesa duhet të shihen me shqetësim.

Arben Meçe apelon banorët dhe ndërtuesit të mos riparojnë shtëpitë pa u kryer më parë inspektimi.

Sipas qeverisë pallatet e pabanueshme në Tiranë dhe Durrës do të shemben duke u hapur rrugën ndërtimeve të lagjeve të reja./oranews