7 shkolla të kësaj komune pa teknologji mësojnë për teknologjinë

Mësimdhënësit e disa shkollave në Mitrovicë po detyrohen t’i marrin laptopët me veti për të punuar me nxënësit pasi që në shkollat ku ata punojnë s’ka kabinete dhe pajisje të teknologjisë.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar me Drejtorinë Komunale të Arsimit(DKA), zyrtarët e së cilës kanë pohuar se 7 shkolla të kësaj komune mësojnë për teknologjinë “pa teknologji”.
“Në ato shkolla ku nuk ka kabinetet të TIK zakonisht mësimdhënësit i marrin llaptopet e tyre dhe punojnë me nxënës në grupe të vogla ose individualisht (në zonat rurale)”, thuhet në përgjigjen e DKA-së në Mitrovicë.
Drejtoria tutje ka thënë se problemi më i madh për këto shkolla është mungesa e pajisjeve teknologjike, por jo hapësira për kabinete.
“Hapsirë për kabinete të gjitha shkollat kanë sepse shkollat zakonisht ndonjë klasë mësimore e kanë shëndrruar në kabinet të TIK-ut por, mungojnë paisjet e teknologjisë në 7 shkolla”, ka thënë Drejtoria e Arsimit të kësaj komune.
Kërkesat e shkollave janë që të pajisen me kompjuterë, printerë, projektorë, laptopë etj./21Media

Back to top button