Është zhvilluar ndeshja e pesë e serisë finale në Konferencën e Perëndimit

Është zhvilluar ndeshja e pesë e serisë finale në Konferencën e Perëndimit

Houston Rockets me një këmbë është në finalen e madhe të NBA.

Skuadra nga Teksasi triumfoi 98-94 përballjen e pestë ndaj Golden State, duke marrë avantazhin 3-2 në serinë finale të Konferencës së Perëndimit.

Në “Toyota Center” , pas përkrahjes së tifozëve vendas, ishte Chris Paul, që 18 nga 20 pikët e tij i realizoi vetëm në pjesën e dytë, duke rezultuar vendimtar në momentet më delikate të sfidës. Lajmi i keq për Rockets është se pikërisht, Paul u largua i lënduar në fund të takimit, për shkak të një problemi në gju. Mbetet në dyshim serioz prania e tij në përballjen e gjashtë të serisë, që do të zhvillohet në Oracle Arena.

Basketbollisti më efikas i Rockets, ishte Eric Gordon me 24 pikë, ndërsa James Harden u ndal në 19 pikë.

Për Golden State që pësuan humben e dytë radhazi, nuk mjaftuan as 29 pikët e Kevin Durant, ndërsa Klay Thompson dhe Stephen Curry shtuan nga 23 përkatësisht 22 pikë.