Kjo ndodhi për herë të dytë në vetëm pesë vjet

Kjo ndodhi për herë të dytë në vetëm pesë vjet

Turistët në kullën Willis në Çikago mbetën të tmerruar të hënën në mbrëmje, kur xhami u thye nën këmbët e tyre në katin e 103-të.

Një dëshmitar e përshkroi zhurmën si një ‘boom’, përpara se të vërtetohej se xhami kishte ‘copëtuar në mijëra copa’, sipas CBS 2.

Një nënë me dy fëmijët e saj thuhet se qëndronin mbi të në atë kohë. Treshja po veshtronte nga Kulla e Willis, e cila me 1.451 metra, është ndërtesa më e lartë në Çikago dhe e dyta më e lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo mbulesë qelqi krenohet me shinat që lejonë turistët të shikojnë drejtpërdrejt poshtë, transmeton rtv21.tv.

Askush nuk u lëndua në incident dhe një zëdhënës i Kullës tha se asnjë vizitor nuk ishte në rrezik, pasi xhami është pjesë e një shtrese mbrojtëse të veshjes.

Megjithatë, një dëshmitar okular thotë se incidenti ishte i mjaftueshëm për t’i mbajtur ata në ambiente të mbyllura.

Nuk është hera e parë që xhami mbrojtës në “Skydeck” është plasaritur. Në maj 2014, një shtresë mbrojtëse e qelqit u copëtua në të njëjtën dritare me ndarje.

Pas incidentit të së hënës, paneli i xhamit u zëvendësua shpejt, dhe Skydeck në kullën Willis mbetet e hapur.

Skyscraper – i njohur më parë si Sears Tower – u përfundua në vitin 1973 kur e tejkaloi Qendrën Botërore të Tregtisë si ndërtesa më e lartë në botë, një titull i mbajtur për pothuajse 25 vjet.

Skydeck u hap për herë të parë në vitin 1974 dhe shpejt u bë një atraksion turistik. Më shumë se një milion njerëz e vizitojnë çdo vit./21Media