Feronikeli barazon rezultatin ndaj TNS-së

Feronikeli barazon rezultatin ndaj TNS-së

Feronikeli ka barazuar rezultatin ndaj The New Saints, në ndeshjen e parë mes tyre në rundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Për 1:2 në minutën e 89-të shënoi Meval Zeka kurse, vetëm pas tre minutave Astrit Fazliu shënoi për 2:2 nga penalltia.

Këto gola ia shtojnë dukshëm shpresat kampionit të Kosovës për kualifikim në rundin e dytë në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Skuadra nga Drenasi ndeshjen e kthimit e luan në javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /21Media