“TNT”, gjykatësja jep dorëheqje të parevokueshme

“TNT”, kthehet nga fillimi

Gjykatësi Ognen Stavrev njoftoi se gjykimi për rastin “TNT” do të kthehet nga fillimi. Gjykatësja porote Liljana Ivanovska Kockovska ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, raporton TV21.

Ndërkaq në seancën dëgjimore për rastin “TNT”, nuk u paraqitën të akuzuarit Toni Trajkovski dhe Elizabeta Najdovska.

Avokati Jovica Strashevski u paraqit në seancë, por klienti i tij Toni Trajkovski mungon. Sipas Strashevskit, bashkëshortja e Trajkovskit e ka informuar se Penalja nuk ka dërguar ftesë deri tek Trajkovski për të marrë pjesë në seancën gjyqësore.

E as Elizabeta Najdovska nuk u paraqit në gjykatë, siç informon avokati i saj Merxhan Dauti, e akuzuara nuk ka marrë ftesë për seancë.

Avokati Jovica Strashevski u paraqit në Gjykatën Penale edhe pse ditë më parë ka informuar Gjykatën Penale se është në pushim vjetor. Ndërsa Penalja për këtë arsye emëroi avokat shtetëror për të akuzuarin në rastin “TNT”, Toni Trajkovski./TV21

Back to top button