TNT publikon projektin e ri

TNT publikon projektin e ri

Grupi legjendar TNT, ka përgatitur një projekt të ri muzikor, si dhuratë për adhuruesit e tyre në këtë fundvit.

“Vetëm ty” titullohet kënga të cilës grupi i ka realizuar edhe videoklipin, shkruan rtv21.tv

Për tekstin dhe muzikën e këngës u përkujdes Nurteel, ndërsa për videoklipin Imagine Films.

 

Tanimë po bëhen një vjet që nga rikthimi i fuqishëm i grupit. Gjatë kësaj kohe, solisti i ri Bekim Hallaqi-Belle mori zemat e adhuruesve me talentin e tij.

Përvec ripërpunimit të këngëve të vjetra, TNT solli edhe bashkëpunime me reperin Capital T dhe Luana Vjollcën.

Videoklipi i këngës “200 ditë” në bashkëpunim me Capital T ka arritur të klikohet mbi 9.5 milionë herë në kanalin YouTube, ndërsa ai me Luana Vjollcën e titulluar “Moj bjondinë me sytë e zi” u klikua mbi 3.5 milionë herë poashtu në YouTube./21Media