Aktori viziton nesër Kosovën

Aktori viziton nesër Kosovën

Aktori i mirënjohur turk, Tolgahan Sayisman dhe njëherit bashkëshorti i modeles së mirënjohur shqiptare, Almeda Abazi, nesër do të vijë në Kosovë. Ardhja e tij në Kosovë bëri bujë te mediat rozë, e këtë e konfirmoi edhe vetë aktori përmes një storie në Instagram, në gjuhën shqipe.

“Shihemi nesër Kosova”, shkroi ai, transmeton rtv21.tv

Ende nuk dihet saktë arsyeja e vizitës së tij, megjithatë Kosova është e nderuar nga vizita e aktorit me renome botërore.

Kjo nuk është hera e parë që ai po e viziton këtë vend. Ai u prit ngrohtësisht nga fansat e tij të shumtë në vitin 2015, ai kishte qenë në Kosovë me ftesë të producentit Ilir Geci. RTV21 kishte realizuar një intervistë ekskluzive me të./21Media