Momenti kur Efehani e thërret atë 'baba'

Momenti kur Efehani e thërret atë ‘baba’

Aktori i njohur, Tolgahan Sayisman, ka përfunduar xhirimet e serialit më të ri turk “Sampiyon”. E veçanta e këtij seriali është se në një skenë të ëmbël do të shfaqet edhe djali i Tolgahanit dhe Almedës, Efehani, i cili për herë të parë, e para kamerave e thërret aktorin ‘baba’.

Këtë video ata e ndanë me ndjekësit e tyre në Instagram, ku edhe e përshkruan këtë moment me shumë emocion, transmeton rtv21.tv

“Roli im si “baba”. Hera e parë që Efehani më tha baba, para kamerave”, shkroi ai në Instagram krahas videos.

 

View this post on Instagram

 

En “Baba” sahnem😁 Efehan’ın kamera karşısındayken ilk kez “baba” dediği o an.Benden rol çaldı 🥊😂

A post shared by Tolgahan Sayışman (@tsayisman) on

Këtë video e ndau edhe Almeda me ndjekësit e saj.

“Dua të të ha kur thua ‘baba”, Efehani im”, shkroi ajo.

 

View this post on Instagram

 

Senin o “Baba” deyisini yerim Efehan’im❤️

A post shared by Almeda Abazi Sayışman (@almeda92) on

Almeda dhe Tolgahan në maj të këtij viti u bënë prindër për herë të parë./21Media