Almeda vazhdon të qëndrojë në Shqipëri

Almeda vazhdon të qëndrojë në Shqipëri

Çifti i njohur, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman javën e kaluar ishin për vizitë në Kosovë bashkë me djalin e tyre Efehanin.

Pas Kosovës, çifti morën rrugën për në Shqipëri për dallim nga Almeda, e cila bashkë me djalin janë duke qëndruar ende, kurse Tolgahani për shkak të punës ka shkuar në Turqi.

Këtë e ka bërë, të vetë aktori në Instagram, ku ka publikuar një fotografi të djalit me anë të cilës ka shprehur mallin që po e ndjenë për të.

“Më mungon shumee“, ka shkruar aktori në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Çooook özledim seni çok …❤️

A post shared by Tolgahan Sayışman (@tsayisman) on

 Përveç Prishtinës, dyshja në Kosovë kanë vizituar edhe qytetin e Prizrenit.

Tolgahan Sayisman dje bëri të ditur se në Kosovë erdhi me ftesën e ministrit në detyrë, Kujtim Gashit, për çka tha se ndihet shumë i nderuar. Tolgahan, i cili për herë të fundit kishte qenë para katër vjetësh në Kosovë tha se ndihet i gëzuar që edhe kësaj here është pritur ngrohtë. /21Media