U panë bashkë në Londër

U panë bashkë në Londër

Connor Cruise u adoptua nga Tom Cruise dhe Nicole Kidman përgjatë martesës së tyre. Si rrallë herë, ai u shfaq publikisht në Londër përkrah babait të tij.

Të shtunën, aktori 57-vjeçar dhe djali i tij u panë duke shkuar drejt aeroplanit privat të tij në Londër. Pastaj, Tom po i tregonte djalit të tij disa informacione bazike për aviacion, transmeton rtv21.tv

Connor u adoptua nga çifti gjatë martesës së tyre, së bashku me vajzën e tyre, Isabella (Bella), 26-vjeçare. Aktori po ashtu ka edhe një vajzë 13-vjeçe me ish-gruan e tij, Katie Holmes.

Bella dhe Connor mbajtë jetën e tyre larg mediave. 26-vjeçarja jeton në Londër me bashkëshortin e saj, Max Parker, me të cilin u martua në vitin 2015.

Në anën tjetër, Connor jeton në Clearwater të Floridës. Dikur ishte DJ, ndërsa tani po kalon kohë në peshkim, madje edhe me sporte tjera./21Media